Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

MIZORIA/ I mbante si trofe, Franca kthen kafkat e luftëtarëve algjerianë kundër kolonizimit

Një aeroplan ushtarak C-130 që mbante 24 kafka të luftëtarëve të rezistencës algjeriane kundër kolonizimit francez, të cilët u vranë gjatë shekullit të 19-të nga Franca, zbarkoi në aeroportin “Houari Boumediene” të Algjerit.

Mbetjet e luftëtarëve të rezistencës në aeroport u mirëpritën nga Presidenti Abdelmadjid Tebboune, Kryeministri Abdelaziz Djerade dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë civilë dhe ushtarakë vendas.

Kafkat e përmendura janë mbajtur në Muzeun e Historisë Natyrore në Paris për dekada.

Ndër kafkat janë ato të Mohamed Lamyad Ben Abdelmalek, i cili udhëhoqi kryengritjen popullore në rajonin e Djurdjur në Kabyla, të Sheik Bouzianeu, udhëheqësi i revoltës Zaatch që u vra në 1849, si dhe të shumë udhëheqësve të tjerë të rezistencës.

Pushtimi francez i Algjerisë filloi në 1830. Ata pushtuan vendin hap pas hapi. Rezistenca e algjerianëve në Algjeri perëndimore filloi në 1832, dhe u drejtua nga AbdelKader, i cili ishte shumë i suksesshëm në luftën kundër kolonizimit.

Vetëm pas 17 viteve të rezistencës, francezët e arritën të prishin ushtrinë e AbdelKader.

Por fatkeqësisht, francezët arritën fitoren e tyre ndaj algjerianëve duke kryer krime të tmerrshme. Dhe kjo shihet nga fakti që ata mbanin kafkat e luftëtarëve të vrarë me vite, si trofe të fitores koloniale ndaj Algjerisë.

Statusi kolonial i Algjerisë u shfuqizua në 1848, dhe u pranua si një pjesë integrale e Francës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, pati trazira të mëdha, të cilat pas 9 vitesh u shndërruan në Luftën e Pavarësisë së Algjerisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts