Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Meta vendos të vetëtestohet në popull: më 8 dhjetor te Qyteti Studenti

Pas shumë adresimeve të populli, mbështetja e aluduar e tij për të, presidenti Meta ka vendosur ta testojë veten mbi përkrahjen që beson se gëzon. Nga Presidenca paralajmërohet se ai do ketë një tubim në atë që Berisha, pak vite më parë kur qe në pushtet, e shpalli me dekret qeveritar  si “Dita e Rinisë”.

Eshtë fjala pra për 8 Dhjetorin, ditën kur nisi Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90. Atë kohë Meta ka qenë student i Ekonomikut dhe një nga të pranishmit në takimin me Ramiz Alinë, edhe pse jo ndonjë figurë e njohur e lëvizjes.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para! Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës! Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet. Jemi të vendosur deri në fund: Demokracinë nuk e japim me koncension. Tani vetëm demokraci direkte. Tani vetëm referendum. Shqipëria e para. Shqiptarët mbi çdo gjë”, shkruan zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.

Ky pritet të jetë dhe testi i përkrahjes që ka Meta për të gjithë performancën e tij politike gati befasuese, e cila përfshin një rebelim ndaj ndërkombëtarëve.

Karta e tij kërcënuese deri më tani, gjithnjë në emër të kauzës për mbrojtjen e Kushtetutës ndërkohë që akuzohet se e ka shkelur rëndë atë, gjë e cila po e çon drejt shkarkimit, ka qenë pikërisht ajo e forcës së popullit, duke e pretenduar se e ka me vete. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts