Merkel anulon takimin me Netanyahu-n, shkak ligji për grabitjen e tokave palestineze

E përditshmja izraelite Haaretz lajmëron për anulimin e një takimi të përbashkët të kancelares gjermane Merkel me qeverinë izraelite më 10 maj në Jerusalem.

Arsyeja zyrtare e dhënë për anulimin e takimit janë zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, por burimet nga dy vendet thonë se shkak është bërë zemërimi i Berlinit për ligjin izraelit të shpronësimeve, të kaluar javën e shkuar në Knesset e që mundëson shpronësimin e tokave palestineze.

Anulimi i takimit të Jerusalemit më 10 e 11 maj erdhi pasi parlamenti izraelit miratoi të ashtuquajturin “Ligj të Rregullimit”.

Një burim izraelit i ka thënë gazetës së sipërpërmendur se pavarësisht argumentit zyrtar për anulimin, atë të zgjedhjeve në Gjermani, arsyeja kryesore është ligji i ri dhe vendimi i Izraelit për të ndërtuar 6.000 njësi banimi në kolonitë izraelite në tokat palestineze.

Gjermania do të reagonte pas miratimit të ligjit javën e shkuar dhe me një deklaratë, ku shprehej mosbesimi se Izraeli mbetej për një zgjidhje me dy shtete.

“Besimi ynë në angazhimin e qeverisë izraelite për zgjidhjen me dy shtete është lëkundur në themel,” thuhej në atë deklaratë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts