Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Me kokë në internet: Suedezët më shpesh, bullgarët më rrallë

Qytetarët e Bashkimit Evropian përdorin më shumë internetin për shërbimet e postës elektronike, informacione mbi mallrat dhe shërbimet, dërgimin e mesazheve të shkurtra, leximin e gazetave dhe revistave…

Në vitin 2019, 87 përqind e qytetarëve të BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç, përdorën internetin – raportoi Eurostat.

Suedia e përdori më shumë atë – 98 përqind të popullsisë, ndërsa më paku e përdori Bullgari – 68 përqind.

57 përqind e qytetarëve të BE-së përdorin internetin për të marrë pjesë në rrjetet sociale, ndjekur nga kërkimi i informacionit shëndetësor, dëgjimi i muzikës, kryerja e telefonatave ose kryerja e thirrjeve video.

Përdorimi i internetit në BE është rritur me shpejtësi që nga viti 2007, kur u përdor nga 57 përqind e qytetarëve, dhe në 2013, kur e përdorën atë gati tre të katërtat. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts