Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mazhoranca nën dëshpërim: Basha, tjetër bishtnim drejtësisë. E shpëtoi KÇK

Nga mazhoranca nuk e kanë pritur hiç mirë vendimin e gjykatës që mbylli një çështje në ngarkim të kreut demokrat Basha. Fjala ishte për aferën e një lobimi në SHBA, ky dyshoj për para të padeklaruara.

I pari qe nr.2 i PS-së Taulant Balla, i cili shkroi:

“Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.

Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë”

Pas tij reagoi dhe Zv/Kryeministri Braçe, duke shkruar:

“Perseri nuk u gjykua per dy akuza te ngritura nga prokuroria! Lulzim Basha ishte dhe mbeti i vetmi politikan qe nuk gjykohet kurre per akuzat mbi te! Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit!
Ky vend ka dy standarde: Njeri per qytetaret dhe cilindo tjeter qe nuk ka prokuroret e gjykatesit e tij;

Tjetri per Lulzim Bashen qe ka gjithnje prokuroret, gjykatesit, avokatet e tij, te cilet kane emeruar prokuroret e gjykatesit qe as hetojne e as gjykojne vec nje politikan-Lulzim Bashen. Kush e ngaterron kete duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon! Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com