728 x 90 Leaderboard

Marine Le Pen e “vret” përfundimisht babain e saj: Jean Marie qërohet nga Fronte Nationale

Kongresi i Fronte Nationale francez vendosi që ta përjashtojë themeluesin e kësaj partie nga radhët e saj, Jean Marie Le Pen, duke vendosur kështu një akt babëvrasje të paprecedent.

Deri tani themeluesit maksimumi janë larguar nga lidershipi por jo nga anëtarësia.

Në fakt babë e bijë kanë pasur edhe një betejë të gjatë gjyqësore për trashëgiminë e partisë.

Me 79%, Kongresi i ekstremit të djathtë francez i mbajtur në Lilë, një vend vendkalimi emigrantësh, votoi për largimin nga posti i Presidentit të nderit dhe nga partia të babait themelues të Fronte Nationale por edhe të vetë lideres së saj, Marine Le Pen. /tesheshi.com/

 

Related posts