Auto Dak
Auto Dak

Ligji i debatueshëm në Quebec të Kanadasë, shamia “heq” nga puna mësuese muslimane

Dy mësuese muslimane që punonin në Montreal të Kanadasë u pushuan nga puna pasi refuzuan të heqin shamitë.

Veprimi erdhi pas hyrjes në fuqi të një ligji të diskutueshëm që ndalon punonjësit publikë të mbajnë simbole fetare.

Propozimi për të ndaluar simbole të tilla u prezantua në provincën kanadeze të Quebec-ut qershorin e kaluar. Sipas ligjit, u ndalohet nëpunësve civilë, mësuesve, infermierëve, drejtuesve t autobusëve, avokatëve dhe personave të tjerë që bashkëveprojnë me publikun, që të veshin simbole fetare gjatë punës, duke përfshirë edhe turbanët sikh, bizhuteritë me kryq dhe kipat hebreje.

Duke folur për incidentet e fundit të largimit nga puna, ministri i Arsimit në Quebec, Jean-François Roberge, tha se ky vendim nuk është befasi pasi ndalimi tani është ligj dhe shkollat do të duhet ta zbatojnë atë.

Ligji i diskutueshëm i njohur si “Bill 21” nxiti një debat të zjarrtë dhe mijëra demonstrues morën pjesë për të protestuar ndaj masës, me disa parulla ku thuhej: “askush nuk u thotë grave çfarë mund të veshin” dhe “vlerëso çfarë kam në kokën time, jo mbi kokën time “. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts