728 x 90 Leaderboard

Librat që u lexuan ndër breza: 100 historitë që i dhanë trajtë botës

“Rrallë gjej ndokënd, që vërtet, nuk di ndonjë pjesë të kësaj historie –një njeri i humbur në det që nuk mund të kthehet në shtëpi pas luftës…gruaja në shtëpi me admiruesit. Të gjithë mund të më thonë një version të saj, që le të themi, jeton me ta” – Tess Taylor, poet për “Odisenë” e Homerit.  Seksioni i kulturës në BBC mori mendimin e shkrimtarëve rreth e rrotull botës për të përzgjedhur rrëfimet që i kanë rezistuar kohës ndër breza dhe kontinente – dhe që ndryshuan historinë.

BBC sondazhoi ekspertët në të gjithë botën për të nominuar deri në 5 histori fiction që ata ndjenin se kishin formatuar mentalitete apo kishin ndikuar historinë. Në reagim, erdhën përgjigjet nga 108 autorë, akademikë, gazetarë, kritikë dhe përkthyes nga 35 vende – zgjedhjet e tyre kishin të bënin me romane, poema, përralla folklorike dhe drama në 33 gjuhë të ndryshme, ku përfshihej edhe  gjuha sumeriane, ajo K’iche dhe Ge’ez.

“Odiseja” e Homerit kryesoi listën, ndjekur nga “Kabina e xhaxha Tomit” – shembuj të mënyrave të ndryshme sesi të sondazhuarit interpretuan togfjalëshin “histori që i dhanë trajtë botës”, pasi epika e lashtë i ka mbijetuar kohës duke u treguar në breza, ndërsa romani i Harriet Beecher Stowe i vitit 1852 u listua se ishte “romani i parë politik i lexuar gjerësisht në Shtetet e Bashkuara”. Frankeshtajni, “1984” dhe “Gjërat shkatërrohen” mbushin pesëshen e parë – me dy autore femra. (në tërësi, gratë përbëjnë 23 nga 100 autorët e listuar).

Autorët më popullorë të 100 historive ishin Shekspiri, Virxhinia Ulf dhe Franc Kafka me tre vepra secili. Midis klasikëve të njohur, ka pak tekste që janë më pak të njohura globalisht: “Xhungla” e Upton Sinclair që drejtpërdrejt solli zbatimin e ligjeve të reja federale për sigurinë ushqimore dhe “Toba Tek Singh” nga Saadat Hasan Manto, vlerësuar si “një histori e shkurtër që përkthen traumën në kufirin midis Indisë dhe Pakistanit”.

Nuk bëhet fjalë për një listë përfundimtare. Listimi është një pikënisje, me synim nxitjen e debatit përse disa histori zgjasin dhe mbijetojnë: si vazhdojnë ato të rezonojnë përmes shekujve dhe mijëvjeçarëve pasi janë krijuar. Dhe përse tregimi i historive është një impuls fundamental njerëzor: i atillë që mund të tejkalojë ndasitë, të frymëzojë ndryshim e madje të nxisë revolucione.

Lista e 100 historive

  1. Odiseja (Homer, shekulli i 8-të, para erës sonë)
  2. Kabina e Xha Tomit (Harriet Beecher Stowe, 1852)
  3. Frankenstein (Mary Shelley, 1818)
  4. 1984 (George Orwell, 1949)
  5. Gjërat shkatërrohen (Chinua Achebe, 1958)
  6. Një mijë e një netë (autorë të ndryshëm, shekujt 8-18-të)
  7. Don Kishoti i Mançës (Miguel de Cervantes, 1605-1615)
  8. Hamlet (Uilliam Shekspir, 1603)
  9. 100 vjet Vetmi (Gabriel García Márquez, 1967)
  10. Iliada (Homer, shekulli i 8-të para erës sonë)
  11. Beloved (Toni Morrison, 1987)
  12. Komedia Hyjnore (Dante Alighieri, 1308-1320)
  13. Romeo dhe Zhuljeta (Uilliam Shekspir, 1597)
  14. Epi i Gilgameshit (autor i panjohur, rreth shekujve 22-10 para erës sonë)
  15. Harry Potter (JK Rowling, 1997-2007)
  16. Rrëfimet e shërbëtores (Margaret Atwood, 1985)
  17. Ulisi (James Joyce, 1922)
  18. Ferma e Kafshëve (George Orwell, 1945)
  19. Jane Eyre (Charlotte Brontë, 1847)
  20. Madam Bovari (Gustave Flaubert, 1856)
  21. Romancë e tre mbretërive (Luo Guanzhong, 1321-1323)
  22. Udhëtim drejt Perëndimit (Wu Cheng’en, rreth vitit 1592)
  23. Krim dhe Ndëshkim (Fjodor Dostojevski, 1866)
  24. Krenari dhe Paragjykim (Jane Austen, 1813)
  25. Water Margin (atribuar Shi Nai’an, 1589)
  26. Lufta dhe Paqja (Leo Tolstoy, 1865-1867)
  27. To Kill a Mockingbird (Harper Lee, 1960)
  28. Wide Sargasso Sea (Jean Rhys, 1966)
  29. Fabulat e Ezopit (Ezopi, rreth viteve 620-560 para erës sonë)
  30. Kandidi (Volteri, 1759)
  31. Medea (Euripidi, 431 BC)
  32. The Mahabharata (atribuar Vyasa, shekulli 4 para erës sonë)
  33. Mbreti Lir (Uilliam Shekspir, 1608)
  34. Rrëfimi i Genji (Murasaki Shikibu, përpara vitit 1021)
  35. Vuajtjet e djaloshit Verter (Johan Volfang von Gëte, 1774)
  36. Procesi (Franz Kafka, 1925)
  37. Remembrance of Things Past (Marcel Proust, 1913-1927)

38.Wuthering Heights (Emily Brontë, 1847)

  1. Njeriu i Padukshëm (Ralph Ellison, 1952)
  2. Moby-Dick (Herman Melville, 1851)
  3. Their Eyes Were Watching God (Zora Neale Hurston, 1937)
  4. To the Lighthouse (Virginia Woolf, 1927)
  5. The True Story of Ah Q (Lu Xun, 1921-1922)

44.Liza në botën e Çudirave (Lewis Carroll, 1865)

  1. Ana Karenina (Leo Tolstoy, 1873-1877)
  2. Zemra e Errësirës (Joseph Conrad, 1899)
  3. Monkey Grip (Helen Garner, 1977)
  4. Mrs Dalloway (Virginia Woolf, 1925)
  5. Edipi Mbret (Sophocles, 429 BC)
  6. Metamorfoza (Franz Kafka, 1915)
  7. Orestia (Eskili, shekulli 5 para erës sonë)
  8. Hirushja (autor dhe datim i panjohur)
  9. Howl (Allen Ginsberg, 1956)
  10. Të Mjerët (Victor Hugo, 1862)
  11. Middlemarch (George Eliot, 1871-1872)
  12. Pedro Páramo (Juan Rulfo, 1955)
  13. The Butterfly Lovers (përralla folklorike)
  14. The Canterbury Tales (Geoffrey Chaucer, 1387)
  15. The Panchatantra (atribuar Vishnu Sharma, rreth vitit 300 p.e.s)
  16. The Posthumous Memoirs of Bras Cubas (Joaquim Maria Machado de Assis, 1881)
  17. The Prime of Miss Jean Brodie (Muriel Spark, 1961)
  18. The Ragged-Trousered Philanthropists (Robert Tressell, 1914)
  19. Song of Laëino (Okot p’Bitek, 1966)
  20. The Golden Notebook (Doris Lessing, 1962)
  21. Midnight’s Children (Salman Rushdie, 1981)
  22. Nervous Conditions (Tsitsi Dangarembga, 1988)
  23. Princi i Vogël (Antoine de Saint-Exupéry, 1943)
  24. Mjeshtri dhe Margarita (Mikhail Bulgakov, 1967)
  25. The Ramayana (atribuar Valmiki, shekulli 11 p.e.s)
  26. Antigona (Sofokliu, rreth vitit 441 para erës sonë)
  27. Drakula (Bram Stoker, 1897)
  28. Dora e majtë e Errësirës (Ursula K Le Guin, 1969)
  29. Përrallë Krishtlindjesh (Charles Dickens, 1843)
  30. América (Raúl Otero Reiche, 1980)
  31. Before the Law (Franz Kafka, 1915)
  32. Children of Gebelawi (Naguib Mahfouz, 1967)
  33. Il Canzoniere (Petrarch, 1374)
  34. Kebra Nagast (autorë të ndryshëm, 1322)
  35. Gra të Vogla (Louisa May Alcott, 1868-1869)
  36. Metamorfoza (Ovid, 8 AD)
  37. Omeros (Derek Walcott, 1990)
  38. Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit (Aleksandr Solzhenitsyn, 1962)
  39. Orlando (Virginia Woolf, 1928)
  40. Rainbow Serpent (cikwl historish aborigjene australiane, data e panjohur)
  41. Revolutionary Road (Richard Yates, 1961)
  42. Robinson Kruzo (Daniel Defoe, 1719)
  43. Këngë për Veten (Uollt Uitman, 1855)
  44. Aventurat e Hakëlberri Finit (Mark Tuein, 1884)
  45. Aventurat e Tom Sojerit (Mark Tuein, 1876)
  46. The Aleph (Jorge Luis Borges, 1945)
  47. Fshatari elokuent (histori të lashta folklorike egjiptiane, rreth vitit 2000 p.e.s)
  48. Rrobat e reja të Perandorit (Hans Christian Andersen, 1837)
  49. Xhungla (Upton Sinclair, 1906)
  50. The Khamriyyat (Abu Nuwas, late 8th-early 9th Century)
  51. Marshi Radecki (Joseph Roth, 1932)
  52. Korbi (Edgar Allan Poe, 1845)
  53. Vargje Satanike (Salman Rushdie, 1988)
  54. The Secret History (Donna Tartt, 1992)
  55. Dita me dëborë (Ezra Jack Keats, 1962)
  56. Toba Tek Singh (Saadat Hasan Manto, 1955)                                                                                                                                                                                                                                                                                               Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts