728 x 90 Leaderboard

“Lëvizje Dhjetori 2”: studentët mbetës, në revoltë masive për tarifat

Ka vijuar dhe sot dhe më e zgjeruar, protesta e studentëve mbetës të disa fakulteteve, të cilët nuk pranojnë tarifat e provimeve përsëritëse. Veç Tiranës, janë dhe studentë të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës e Korçës, të cilët kanjë vërshuar drejt Tiranës për të protestuar te Ministria e Arsimit. E gjithë revolta e tyre, përmblidhet pak e shumë në këto kërkesa:

-Anullim i VKM për tarifat shtesë për provimet e mbartura (670 lekë për kredit)
– Përgjysmim të tarifës së studimit
– Përmirësim të kushteve të konvikteve
– Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Sa i përket asaj kryesores, tarifave për provimet e mbartura, qeveria nuk u ka dhënë të drejtë.

Për koiçidencë, ky reagim studentor i pazakontë, shpërthyer në dy ditë, ndodh bash në ditët e revoltës studentore anti-regjimi të vitit 1990 të Qyteti Studenti. Atë kohë, Edi Rama që sot është kryeministër ishte pedagog te Fakulteti i Arteve Figurative dhe përbënte një prej referencave frymëzuese për masat e rebeluara studentore. /tesheshi.com/          

Related posts