Letra e rrallë për ambasadorin Lu: “Drita e Partisë” i la pa gjë, 200 familje kuksiane kërkojnë azil politik në SHBA

Një kërkesë e rrallë i është drejtuar Ambasadës Amerikane në Tiramë nga një përfaqsi e familjeve të prekura nga përmbytjet e liqenit të Fierzës, këtu e afro 40 vite më parë. Ata kërkojnë azil politik në SHBA, me pretendimin se ndihen “të përndjekur” nga fakti se kurrë nuk janë kompensuar për pronat e tyre të mbetyra nën ujë. Një përfaqsues i tyre tha se letra drejtuar ambasadorit Lu, iu është bërë  me dije dhe autoriteteve shqiptare.

Fjala është për rreth 200 familje me nga 500 anëtarë, ku të gjitha pra kërkojnë të shpallen azilantë politikë për të shkuar e jetuar në SHBA, me shkak pamundësinë ekonomike nga përmbytja e tokave të tyre dhe moskompensimi.

Kujtojmë se reagimi i parë i familjeve kuksiane të cilave iu përmbyt toka nga hidrocentrali “Drita e Partisë”, ka qenë në vitin 1994 me anë të një proteste, gjë që atëherë detyroi dhe Pjetër Arbnorin që të shkonte në Kukës për të negociuar me ta. /tesheshi.com/