Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kukan, aleati i PD-së siluron Bashën: bëj protestë, jo bojkot të reformës

Një shuplakë e fortë ka mbërritur nga reporteri i Parlamentit Europian nga radhët e së djathtës europiane, Eduart Kukan për aleatët e tij të PD-së në Shqipëri.

Kukan dhe kolegu i tij Fleckenstein kamë akuzuar Lulzim Bashën se po pengon jo vetëm Reformën në Drejtësi por dhe integrimin e vendit. Kukan ka akuzuar opozitën si prishëse e paktit për Vetingun.

“I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë”, tha Kukan.

Dhe më tej, eurodeoputeti sllovak u tregua tejet kritik ndaj pozicionit të Partisë Demokratike në intervistën e dhënë European Business Review, ku thotë se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

“I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në Drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të Veting-ut e të nisin zbatimin e reformës”, shtoi ai.
Këto komente u mbështetën dhe nga raportuesi zyrtar për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein. “Unë nuk mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi janë arsyeja e pozicionimit aktual të PD-së, por bllokimi i saj është padyshim një rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse Parlamenti shqiptar nuk mund të procedojë me krijimin e komisioneve të vetting-ut”, u shpreh Fleckenstein.

Të njëjtin mendim ndau dhe eurodeputetja gjermane Susanne Melior, anëtare e delegacionit të PE-së për Shqipërinë, e cila këmbëngul se vendi duhet të shpejtojë ritmin e Reformës në Drejtësi, të konsideruar si elementi kyç për fillimin e negociatave të anëtarësimit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts