Auto Dak
Auto Dak

Kukafshehtas në Ikea me 3000 pjesëmarrës… vetëm policia kryejnë punë

Më shumë se 3000 persona kishin planifikuar t’i bashkëngjiteshin një loje kukafshehtas në një dyqan të madh të Ikea-s në Glasgow të Skocisë dhe vetëm ndërhyrja e policisë ndaloi atë që mund të shndërrohej në kaos.

Plani i lojtarëve ishte detajuar në Facebook, por u prish nga ekipi i policisë që erdhën në dyqan si masë parandaluese. Pasi ngjarja mori vëmendje “virale”, stafi i Ikeas shprehën shqetësim te policia, gjë që rezultoi në masa të menjëhershme.

Fatmirësisht, nuk kishte të arrestuar as eskalim situate, por thjeshtë të interesuarit u njoftuan se duhet të kthehen në punët e tyre.

Trendi i lojës së njohur “kukafshehtas” ka marrë popullaritet të ri dhe me një dimension ndryshe. Këtë vit, më shumë se 32 mijë persona shfaqën interesim të luanin lojën në një dyqan të Ikeas në Holandë.

Lojtarët, të cilët ishin shpërndarë në dyqane të shumta, fshiheshin në korridore dhe sektorë të artikujve, ku loja zgjati për afro katër orë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts