Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kroi i Vitakut, një tragjedi në veriun e Mitrovicës me autorë serbët dhe…qeverinë e Kosovës!

Nga Blendi Gashi

Rreth një vit më parë, Hazir Ferati filloi ndërtimin e shtëpisë së tij në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, themelet e së cilës tani janë të mbuluar nga bari. Shtëpia e Feratit, 17 vite më parë është djegur dhe shkatërruar nga forcat ushtarako-policore dhe paramilirate  serbe gjatë luftës në Kosovë.

IMG_9571

“Një vit më parë, me ekskavator dhe me punëtorë erdhs këtu në trollin dhe tokën time që ta ndërtojë shtëpinë të cilën ma kanë djegur dhe shkatërruar forcat serbe bashkë me këta fqinjët e mi serbë të lagjes. Kam dal këtu tek trolli jo nga qefi por nga mërzia, pasi që jam duke jetuar në bodrume në jug të Mitrovicës me qira, ndërsa shtëpinë këtu, strukturat paralele serbe, së bashku tani me institucionet komunale të veriut të Mitrovicës që po kontrollohen direkt nga Serbia, nuk po me lejojnë ta ndërtoj”, thotë me dëshpërim Ferati.

“Para një viti, kur fillova të hapja themelet për shtëpinë e re, pasi që të vjetrën ma shkatërruan, erdhi policia e veriut të Mitrovicës e me arrestoi dhe nuk me lejoi që të vazhdojë ndërtimin. Por unë shtëpinë do ta ndërtoj, dhe ai person apo zyrtar që fytet në trollin tim me qëllim për të më penguar në punën time, nuk do të kalojë lehtë, ndërsa që pasojat për këtë do t’i bartin institucionet komunale të Mitrovicës e deri tek ato qendrore në Prishtinë” ka thënë Haziri.

Por dëshmërimi i tij bëhet dhe më i madh kur sheh se pak më larg tij, po ndërtohet 300 shtëpi të serbë të ardhur.

“Më nuk kam nga të shkoj. Jemi të lodhur e të dërrmuar nga pritja. Institucionet e Kosovës heshtin, ndërsa që jo më lag se 500 metra nga këtu, qeveria e Serbisë në Zveçanin e vogël po i ndërton mbi 300 shtëpi për refugjatët serbë të luftës nga Kroacia e Bosnja, pra të gjithë kriminel të ikur nga atje.”

Ndërsa Nazmi Ismaili, përfaqësues i lagjes Kroi i Vitakut, thotë për portalin tesheshi.com se moslejimi i ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje ka prapavijë politike e cila sipas tij dhe sipas të gjithë shqiptarëve të atyshëm, është urdhëruar nga qeveria e Serbisë e po zbatohet nga strukturat paralele serbe me qëllim të spastrimit etnik të veriut të Mitrovicës dhe Kosovës

“Fatkeqësisht, institucionet e Kosovës po e zbatojnë një projekt të tillë me apo pa dijen e tyre, pra me mosveprimin dhe interesimin e tyre për kthim dhe rindërtim të shtëpive të shqiptarëve që janë shkatërruar gjatë luftës në këtë lagjen nga ana e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, ata po ndihmojnë në spastrimin etnik të veriut”, thotë më tej Nazmiu.

Ai sqaron duke thënë se ka një viti që qeveria e Kosovës e ka formuar një komision ndërministror për zgjidhjen e problemit të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut, por edhe në tërë veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, por ky komision deri më tani nuk ka punuar asgjë në këtë drejtim sa iu përket shqiptarëve.

Por në këtë komision janë dhe dy ministrat serbë, ai i Komuniteteve dhe Kthimit, Dallibior Jevtiq dhe i pushtetit lokal, Lubomir Mariq.

IMG_9566

“Ky komision nuk ka dhënë asnjë rezultat. Tash e një vit vetëm sa ka blerë kohë për serbët si dhe ka dhënë leje për kolonizimin e veriut të Kosovës duke ndërtuar mbi 300 shtëpi për serbë ardhacak. Ministrat serb në këtë komision kanë ndërtuar shtëpi për dashnoret e tyre me parat e taksapaguesve kosovarë, ndërsa që nuk kanë ndara asnjë metelik dhe nuk kanë lejuar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje të veriut të Mitrovicës”, shton më tej Ismaili.

Si përfaqësues i lagjes ai i bën thirrje presidentit Thaçit, kryeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli, që personalisht të interesohen dhe të mundësojnë rindërtimin e shtëpive të djegura nga forcat serbe gjatë luftës, e që kështu të mundësojnë kthimin e shqiptarëve në shtëpit dhe banesat e tyre në veriun e Mitrovicës.

“Në të kundërtën, banorët e lagjes Kroi i Vitakut, janë të vendosur që kthehen dhe të bëjën rindërtimin e shtëpive, e për eskalimin e sitauatës posojat do t’i bartin institucionet e Kosovës”, ka thënë Ismaili dhe ka shtuar se “Komuna e Mitrovicës menjëhere duhet t’i lëshojë  mjetet financiarë të fondit “Ndihmo edhe ti” që janë të dedikuar për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve të shkatërruar gjatë luftës në veriun e Mitrovicës”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts