Auto Dak
Auto Dak

REAGIMI/ Kosova si Hong Kongu? Vuçiç: serbëve u pëlqen çdo përrallë veç së vërtetës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen menjëherë nëse merr garanci se dikush mund të zbatojë propozimin për një zgjidhje për Kosovën e paraqitur nga ish-kryeministri serb Vojislav Koshtunica.

Propozimi nënkupton që Kosovës t’i jepet një status i ngjashëm me atë të Hong Kongut në Kinë.

Duke folur para gazetarëve në Beograd, Vuçiç pyeti nëse propozimi i ish-kryeministrit nënkupton që ne të “marrim me qira territorin për 100 vjet”.

“Dhe kush do ta pranojë atë nga shqiptarët? Në kohën kur Koshtunica ishte president, ne kishim një pogrom të serbëve në Kosovë, ndërsa pavarësia u shpall kur ai qe kryeministër. Cila ishte e jona atëherë? Reagim, Hong Kong apo njoftim? Le të ndalojmë së foluri përralla për veten tonë, mos të veprojmë sikur ne jemi forca më e madhe në botë, mos të flasim marrëzira dhe të ndryshojmë mendje çdo ditë, sepse ne na pëlqen gjithçka përveç së vërtetës”, tha Vuçiç.

Ai tha se situata në Kosovë-Metohi ishte “shumë më e komplikuar dhe e vështirë” sesa disa do të donin ta bënin publike, duke përmendur “shembuj të rremë” siç janë Qipro apo Hong Kong, citoi ai.

“Në Hong Kong jetojnë kinezë, ndërsa 93 përqind e popullsisë në Kosovë është e përbërë nga shqiptarë e jo serbë. Më tregoni se si do t’i bindni shqiptarët ta pranojnë atë. Tregojuni njerëzve se çfarë është e vërtetë dhe le të përpiqemi të bëjmë diçka brenda asaj të vërtete. Unë nuk jam në gjendje ta bëj Hong Kongun, sepse e di që është një marrëzi”, tha presidenti serb. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts