728 x 90 Leaderboard

Konflikti në Jemen: shtatë milionë njerëz shumë pranë urisë

Koordinatori humanitar i OKB-së në Jemen ka ngritur zërin dje për shtatë milionë banorë në atë vend që rrezikohen seriozisht prej urisë.

Dy vite që prej nisjes së konfliktit midis forcave qeveritare dhe atyre rebele, Jamie McGoldrik është detyruar të deklarojë se, “Shtatë miliona jemenas nuk e dinë nga do të vijë haja e tyre e ardhshme, dhe janë më pranë urisë se kurrë.”

Për një vend me 27 milionë banorë, koordinatori i OKB-së flet për, “mbi 17 milionë njerëz që nuk janë në gjendje aktualisht ta ushqejnë në mënyrë të mjaftueshme veten”.

Po dje, një tjetër agjenci e OKB-së, ajo për fëmijët, paralajmëroi për 462.000 fëmijë që po vuanin nga kequshqyerja.

Drejtuesi i agjencisë së OKB-së për ndihmat, Stephen O’Brien, tha një muaj më parë se Jemeni po rrëshqiste më thellë në krizë humanitare, e se mund të përballej gjatë këtij viti me urinë. /tesheshi.com/

 

Related posts