728 x 90 Leaderboard

Konfirmohet transferimi i shekullit: Ronaldo, katër vite në gjirin e “Zonjës së vjetër”

Është konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht i quajturi si “transferimi i shekullit”: Cristiano Ronaldo lë Realin për Juventusin me një pagë vjetore që do e ketë 30 milion euro.

Klubi torinez, ose ndryshe “Zonja e vjetër” e Anjelëve që ka mbajtur në gjirin e saj yjet e futbollit botëror ndër vite, ka vendosur të shkruajë dhe një histori me portugezin e madh, edhe pse la pas një Botëror me shkëlqim të kufizuar. 100 milion euro ka qenë shuma e paguar nga Juve për klubin mbretëror spanjoll.

Gjithçka u vendos këtë pasdite mes agjentit të tij Jorge Mendes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli.

Portugezi erdhi te Real Madrid në vitin 2009 pas gjashtë muajsh në Manchester United.

Fitoi katër Champions, dy tituj kampion në Spanjë, dy Kupa Mbreti dhe tre tituj botërorë për klube. /tesheshi.com/

 

Related posts