Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Komisioni Evropian jep “Ok”-in e kushtëzuar për Remdesivirin: sfidë, prodhimi

Komisioni Evropian ka dhënë miratimin e kushtëzuar për tregtimin e Remdesivirit, duke e bërë atë ilaçin e parë të aprovuar në nivelin e Bashkimit Evropian për trajtimin e COVID-19.

“Miratimi i sotëm i ilaçit të parë për trajtimin e COVID-19 është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër virusit. Miratimi që ne dhamë më pak se një muaj pas aplikimit, tregon qartë përcaktimin e BE-së për të reaguar shpejt sa herë që bëhen të mundshme trajtimet e reja”, tha Komisionerja e Shëndetit, Stella Kyriakides.

Remdesivir deri më tani është aprovuar për marketing të kushtëzuar. Miratimi me kusht është një nga mekanizmat e krijuar për të lehtësuar disponueshmërinë më të hershme të ilaçeve që mund të plotësojnë nevojat mjekësore, përfshirë në urgjencat kur është e nevojshme një përgjigje ndaj kërcënimeve për shëndetin publik, siç është rasti me pandeminë aktuale të koronavirusit.

Miratimi i Komisionit erdhi shtatë ditë pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Miratimi me kusht

EMA tha në një deklaratë se mekanizmi i autorizimit të kushtëzuar i lejon asaj të rekomandojë një ilaç edhe në rastet kur nuk ka të gjitha të dhënat në dispozicion të tij nëse përfitimet tejkalojnë rreziqet.

Remdesivir është një ilaç antiviral i zhvilluar fillimisht kundër Ebolas dhe i zhvilluar nga Galead. Eshtë ilaçi i parë që tregon disa efikasitete tek pacientët e shtruar në spital për COVID-19.

Qeveria e SHBA njoftoi të hënën se ka blerë 92 përqind të të gjithë prodhimit të laboratorit të Galead nga korriku deri në shtator, ose afro 500,000 trajtime nga gjithsej 550,000 (një mesatare prej 6.25 shishe janë të nevojshme për secilin trajtim),.

Ekspertët janë të shqetësuar për këtë veprim të njëanshëm nga SHBA dhe nga frika e pasojave më të mëdha, duke pyetur veten se çfarë do të ndodhë kur të shfaqet vaksina për COVID-19. Administrata Trump ka treguar se është e gatshme të tejkalojë të gjitha vendet për të siguruar pajisje mjekësore për Shtetet e Bashkuara, raportoi Guardian.

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania njoftuan më pas se kishin furnizime të mjaftueshme të Remdesivirit antiviral.

Ilaçi u aprovua në Shtetet e Bashkuara më 1 maj, pasi provat klinike treguan se ai shkurtoi shërimin e personave të sëmurë rëndë me COVID-19 me katër ditë.

Licencat

Laboratori Gilead tha se kishte dhënë licenca falas për nëntë prodhues të përgjithshëm të ilaçeve në Indi, Pakistan dhe Egjipt.

Këto laboratorë janë të licencuar për të shpërndarë versionet e tyre gjenerike të Remdesivirit në 127 vende, kryesisht në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Qendrore.

Shefi i Galeadit, Daniel O’Day tha më herët se Remdesivir i prodhuar në Shtetet e Bashkuara mund të eksportohej.

Farasat Bokhari, profesor i ekonomisë në Universitetin e Anglisë Lindore, shpjegon se të paktën një prodhues gjenerik i ilaçeve në Bangladesh prodhon Remdesivir pa licencë, bazuar në një dispozitë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) që lejon vendet në zhvillim ta bëjnë këtë në situata të caktuara.

Eksperti beson se nuk duhet të ketë mungesë, sepse prodhimi në disa vende do të rritet dhe se problemi i vetëm është shpejtësia e prodhimit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts