728 x 90 Leaderboard

Klopp: Shaqiri jo në Beograd!

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd në përballjen për Champions mes Liverpool dhe Crvena Zvezda. Vendimi është marrë nga vetë trajneri Jurgen Klopp, me arsyetimin për të shmangur konotacionet e mundshme politike apo nacionaliste nga prezenca e kosovarit në fushë, apo qoftë dhe në pankinë.

Trajneri gjerman shpjegoi se një klub i madh si Liverpool dëshiron të dërgojë vetëm një mesazh sportiv.

“Ne nuk duam një mesazh politik, absolutisht.. Ne duam të shmangin trazirat e mundshme në 90 minuta lojë. Prandaj, Shaqiri nuk është në ekip dhe ai e kupton pse”, tha Klopp.

Dy javë më parë, Liverpool shpartalloi serbët e Crvena-s 4-0 dhe Shaqiri ishte motori i fitores.

Ai është shndërruar në hasëm të serbëve jo thjesht nga origjina, por për faktin se në Botërorin e Rusisë, me përfaqsuesen zvicerane, ai i shënoi një gol vendimtar Serbisë, duke i jellë një humbje të dhimbshme kësaj të fundit, ku së bashku me Xhakajn, pos nga një goli, festuan edhe me shqiponjë. Kjo i ka irrituar serbët ku janë në pritje të një rasti për t’u hakmarrë, qoftë dhe duke e sharë nga shkallët e stadiumit. /tesheshi.com/      

 

Related posts