Këshilli i Sigurimit po shqyrton një projekt-rezolutë për tërheqjen e vendimit të Trump-it mbi Jerusalemin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po shqyrton një projekt-rezolutë që do të konfirmonte se çdo vendim i njëanshëm mbi statusin e Jerusalemit nuk ka efekt ligjor dhe duhet të anullohet, sipas tekstit të siguruar nga agjencitë e lajmeve të shtunën.

Masa e propozuar vjen në përgjigje të vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Këshilli mund të votojë mbi masën e propozuar të publikuar nga Egjipti të hënën në mëngjes, thanë diplomatët.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në OKB nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi draftin. Ambasadorja Nikki Haley ka vlerësuar vendimin e Trump si “një veprim i drejtë dhe i duhur”.

Projekt-rezoluta e OKB-së “konfirmon se cilido vendim apo çfarëdo veprimesh që kanë për qëllim ndryshimin, karakterin, statusin ose përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë të Jerusalemit nuk kanë efekt ligjor, janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen në pajtim me rezolutat përkatëse të Këshilli i Sigurimit.”

Ajo “i bën thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga themelimi i misioneve diplomatike në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, në bazë të rezolutës 478 (1980) të Këshillit të Sigurimit”.

Projekt-rezoluta e këshillit “kërkon që të gjitha shtetet të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit dhe të mos njohin ndonjë veprim apo masë kundër këtyre rezolutave”.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e miratuar në dhjetor të vitit të kaluar “nënvizon se nuk do të njohë asnjë ndryshim në linjat e 4 qershorit 1967, duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin, përveç atyre për të cilat janë pajtuar palët përmes negociatave”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts