728 x 90 Leaderboard

“Kërcënimi” i Kadri Veselit: Serbia të matet mirë nëse mendon kthimin në Kosovë

Në një intervistë për Telegraph, Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përsëriti nevojën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por ai iu shmang përgjigjes nëse do të mbështesë marrëveshjen për korrigjimin e kufirit me Serbinë, në qoftë se Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar, por vetëm thotë se Kuvendi të cilin ai udhëhoqi do të vendosë mbi, tha ai, çdo marrëveshje e propozuar në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Ai shtoi se është krenar që Kosova ka një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe se do të punojë shumë për ta bërë Kosovën aleatin më të afërt amerikan në Ballkan.

“Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ne e shohim si ‘marrëveshje mes dy shteteve të pavarura ligjërisht detyruese’’, e cila, thotë ai, “do ketë si rezultat njohjen e ndërsjelltë dhe do të sigurojë bazën për një paqe të qëndrueshme midis dy vendeve”.

Për të, “qyteti i ndarë i Mitrovicës është zemra e Kosovës”.

Ndërsa sa për atë që iu përmend, thënies se “shqiptarët nuk do të ndalen deri Nish”, Veseli tha se kjo është thënë në një “kontekst historik” dhe se gjendet vetëm në librat e botuar në Serbi.

“Unë kam qenë shumë i qartë në deklaratën time se kosovarët duan paqe dhe prosperitet. Por askush nuk duhet të mendojë në lidhje me kthimin në Kosovë për të vrarë njerëz të pafajshëm, civilë, dhe se nuk merr parasysh reagimin tonë. Nëse konflikti rifillon, nëse dikush përpiqet përsëri për të shkaktuar një konflikt, nuk do të ndalet vetëm me Kosovën, dhe se Kosova nuk do të ishte e vetme fushë beteje”, tha Veseli.

Kur u pyet se ç’fshihej pas deklaratave të tilla për serbët në Kosovë se “nuk mund të besoj se ata do të jenë të sigurt dhe të lirë të jetojnë”, Veseli u përgjigj se komuniteti serb në Kosovë “jeton në mënyrë të sigurtë dhe të lirë në vendin e tij dhe se gëzon standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave që mund të gjenden në Evropë.”

Kryeparlamentari kosovar i përçoi dhe një mesazh Beogradit, duke lënë të nënkuptuar se përkujdesja më e mirë për ta do ishte ndjesa për krimet e kryera.

“Serbia është ajo që duhet të mendojë për të ardhmen e tyre, së bashku me atë që ata vepruan për të civilëve të pafajshëm gjatë viteve nëntëdhjetë të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç. Të paktën për hir të së ardhmes e tyre, Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë”, tha Veseli.

Sipas tij, “Vuçiç në Mitrovicë duhet të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët gjatë qeverisë së Millosheviçit, e jo  të mbante fjalime emocionale mbushur me referenca për vazhdimin e urrejtjes”.

Investimet e Serbisë, të cila u njoftuan nga Vuçiç gjatë vizitës së ti, u interpretuan si investim në institucionet paralele, sipas Veselit.

Ai nuk i është përgjigjur pyetjes nëse vizita e Vuçicit tregoi se ka pasur një demarkacion në terren në Kosovë, duke pasur parasysh se ai vizitoi komunat.

Sa për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, një nga liderët e serbëve në Kosovë, Veseli pretendoi se të gjitha hetimet e deritanishme  tregojnë se “të gjitha shtigjet e dyshimit të çojnë në Serbi”. /tesheshi.com/

 

Related posts