Kadare irritohet me shqiptarët: Ç`është kjo humbje shprese?!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, është shprehur me brengosje për një valë dëshpërimi që ka kapluar në përgjithësi shoqërinë shqiptare, e shpërfaqur në dy preçedentë: atë të rendjes së ca familjeve në portin e Vlorës dy muaj më parë, me idenë për t`u larguar me anije drejt Gjermanisë; e sigurisht me këtë aktualin në Kosovë, ku shumë familje poi kin drejt Perëndimit, një fenomen që Kadare e ka quajtur deri të mistershëm, pa druajtur të thotë se është tejet i çuditshëm. Shqiptarëve që qahen për ekonomi të dobët, shkrimtari i njohur u ka sjellë si shembull Greqine e zhytur në borxhe, që gjithsesi nuk e ka humbur shpresën. Sipas tij, ata që thonë se nuk ka shpresë, as që e kanë idenë se ç`ëështë shpresa. Në gjykimin e tij, pavarsisht nëj situate ekonomike  jo optimale, prirja e shqiptarëve për t`u larguar e për ta jetuar realitetin në mënyrë dëshpëruese, është e pajustifikueshme.

 

auto pjese dak

Related posts