728 x 90 Leaderboard

Juncker para eurodeputetëve: nga Ballkani u ktheva i bindur për ta integruar en-block në BE

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, deklaroi para eurodeputetëve në Strasburg se nga udhëtimi në Ballkan kishte parë pasion dhe vendosmëri për t’u integruar në BE, por ka bërë të ditur se u ka dhënë tre muaj afat për të bindur vendet anëtare.

“Nëse një rajon dramatik si Ballkani Perëndimor është kaq i vendosur për t’u reformuar dhe për t’u bashkuar me ne, atëherë nuk kemi pse presim më. Ballkani Perëndimor e ka më të qartë destinacionin sesa ne. Unë dua ta shoh këtë të njëjtin besim edhe në 27 vendet tona anëtare”, tha ai.

Me terma të tjera, kryeministri i Europës së Bashkuar shtoi se “megjithatë ka shumë punë për t’u bërë; të zgjidhin të gjitha konfliktet dypalëshe dhe nevojitet më shumë unitet. Secili nga partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë rrugën e reformave, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe liritë themeloreSiç u thashë të gjithë liderëve në rajon, do ta vendosim në bazë të thelbit që ata realizojnëme shpejtësi, duke shqyrtuar secilin rast në bazë të meritave pa caktuar data ose afate”.

Ndërkaq, kreu i Komisionit Europian ka shpallur se një vendim ka marrë pasi është kthyer nga vizitat në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Unë u ktheva nga udhëtimi më i bindur se kurrë se kjo është e ardhmja jonë e përbashkët. Është për pajtimin dhe paqen.  Është gjithashtu një arsye për t’u përqëndruar më shumë në ndërtimin e një Bashkimi më të fortë, më demokratik dhe të bashkuar”, deklaroi Juncker. /tesheshi.com/

Related posts