Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Japoni: ndalimi i parë në botë për të ecur zhytur në celular

Qyteti japonez Yamato ka ndaluar një zakon tashmë të përhapur në të gjithë botën – atë të ecjes me sy të fiksuar në një celular.

Pasagjerët që vijnë në stacionin kryesor në Yamato, një qytet me rreth 250,000 banorë, do të përshëndeten me njoftime, të shkruara dhe të dëgjueshme, për ndalimin e ri në të gjitha rrugët, sheshet dhe parqet.

“Ndërsa ecni në qytet, përdorimi i telefonave inteligjentë është i ndaluar. Ju lutemi, përdorni telefonat kur ndaloni të ecni”, dëgjohet nga folësit.

Duket se ndalimi i pazakontë ka mbështetjen e gjerë të qytetarëve, të rinj dhe të moshuar, dhe megjithëse nuk është paraparë asnjë dënim tani për tani, pak njerëz e shkelin atë.

“Shpesh kam parë që njerëzit shëtisin duke shikuar celularët e tyre në të njëjtën kohë. Ata nuk i kushtojnë vëmendje gjërave përreth tyre”, tha 64-vjeçari Kenzo Mori.

“Si nuk mund të ndalen …”

“Eshtë si një varësi. Duken sikur nuk mund të ndalen,” shtoi ai.

Një studim nga ndërmarrja japoneze e telekomunikacionit NTT e realizuar disa vjet më parë tregoi se këmbësorët që shikojnë një celular, humbasin 95 përqind të fushëspamjes së tyre.

Kompania kreu një simulim kompjuterik që tregon se çfarë do të ndodhte nëse 1.500 njerëz do kalonin rrugën përpara Stacionit Shibuya të Tokios, kryqëzimi më i ngarkuar i këmbësorëve në botë, ndërsa shikonin celularët e tyre.

Rezultatet treguan se dy të tretat e këmbësorëve nuk do të kalonin në anën tjetër pa incidente; përplasje ose rrëzim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts