Ja 10 qytete të zhdukura që ia vlen t`i vizitoni…

Mbetjet nga qytetet antike, të cilat janë zhdukur apo kanë humbur për shkak të kalimit të viteve dhe ndërtimit të qytetërimeve të reja, vijojnë të përbëjnë interes për një pjesë të madhe të atyre personave që udhëtimin e kanë pasion. Kuptohet, ka qytetërime të zhdukura në mes të xhunglës, të cilat janë thuajse tërësisht të pamundura për tu eksploruar, siç është qyteti i zbuluar në xhunglën La Mosquitia, i cili do të vijojë të jetë i paaksesuseshëm edhe për disa kohë. Megjithatë nëse ju jeni nga ata persona që ndiheni të lodhur nga deklaratat e shumta politike të bëra gjatë ditëve të fundit, nëse me të vërtetë doni të qetësoni mendjen dhe të merrni informacion të vlefshëm kulturor, po ju prezantojmë 10 qytete të zhdukura që nuk duhet ti lini pa vizituar Copan, Honduras- Ishte një qytet i madh në qytetërimin Maya, por fuqia e tij ra në shekullin IX. Hulumtuesit spanjollë ishin në dijeni të ekzistencës së këtij qyteti, por nuk u arrit të vizitohej deri në fund të shekullit XIX. Copani u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe u morr në mbrojtje nga UNESCO në vitin 1980. Kuelap, Peru – Është një qytet i vendosur në një shkëmb 3 mijë metra të lartë. Qyteti është themeluar në vitin 800 pas Krishtit dhe ndodhet në afërsi të qytetit Chachapoyas. Banorët e tij kanë qenë inkasit e lashtë dhe aktualisht është një qytet tërësisht i hapur për vizitorët. Caracol, Belize – (Belize është një shtet në Amerikën Qëndrore) Edhe ky është një tjetër qytet që ka qenë i banuar nga fiset Maja. Është krijuar në vitin 950 pas Krishtit. Ky është sajti më i madh arkeologjik i fiseve Maja. Ciudad Perdida, Kolumbi (Qyteti i Humbur) – Mistikja e këtij qyteti të ndodhur në Sierra Nevada, në veri të Kolumbisë, i përshtatet më së miri emrit të tij. E ndërtuar në vitet 800 pas Krishtit dhe e banuar nga fiset Tairona, ky qytet ishte braktisur nga banorët në shekullin XVI, kur pushtuesit spanjollë mbërritën në këtë zonë. Ingapirca, Ecuador – Ky është sajti arkeologjik më i njohur i qytetërimit Inkas. Në këtë qytet ndodhet Tempulli i diellit, çka dëshmon për ndikimin nga besimet indiane, pasi indo-amerikanët pushtuan zonën në shek XV. Persepolis, Iran – Të gjithë ata që kanë mundësinë të vizitojnë këtë qytet të lashtë do të mund të kuptojnë fare mirë se statujat e parqitura në Muzeun Britanik nuk janë thuajse asgjë përpara kësaj mrekullie. I ndodhur në veri-lindje të qytetit të Shirazit, në Iran, Persepolis u themelua nga Darius I në vitin 518 para Krishtit dhe ka shërbyer si kryeqyteti i Perandorisë së Parë Persike. Ky qytet u dogj nga ushtritë e Alexandrit të Madh në vitin 330 dhe deri në vitin 1930 nuk ishin bërë kërkime arkeologjike në këtë zonë. Vilcabamba, Peru – Machu Pichu është një nga qytetet më të njohura të qytetërimit Inkas, por qyteti Vilcabamba është më i njohuri për qëndresën e madhe të këtij qytetërimi kundër pushtuesve spanjollë në xhunglën përgjatë lumit Chontabamba. Shisr, Oman – Kur kjo zonë e ndodhur në shkretëtirë u eksplorua për herë të parë nga arkeologët në vitin 1992, të gjithë u mahnitën pasi arritën të zbulonin pranë me qytetin e Ubarit atë që njihet ndërkombëtarisht si “Atlantis of the Sands”, një tempull i përmendur edhe në Kur’an. Në lashtësi ky qytet ka luajtur rolin e një qendre të rëndësishme tregtare. Coba, Meksikë – I vendosur në gadishullin Jukatan në Meksikë, ky qytetërim ka qenë një tempull i fisit Maja, i ndërtuar në vitin 0. Në sezonin turistik Coba vizitohet nga 8 mijë persona në ditë. Edhe pse ekzistenca e tij dihej më së miri, vetëm në vitin 1926 nisi eksplorimi i zonës nga arkeologët. Në një zonë shumë të rëndësishme të këtij qyteti ngrihet një tempull 42 metra i lartë, në nder të perëndive. El Tigre, Guatemala- Banorët e këtij qyteti kanë qenë fiset Maja. Nuk është një qytet shumë i vizituar për shkak se ndodhet në thellësi të një xhungle, ku rruga nuk ka arritur të mbërrijë ende./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts