728 x 90 Leaderboard

Islandë: Kryeministri dhe ministrat do të përdorin makina elektrike

Kryeministri dhe ministrat në Islandë së shpejti do të hipin në makina elektrike, tha qeveria në këtë vend të vogël ishullor.

Siç shkruan media lokale, qeveria e Islandës do të pasurojë flotën ekzistuese me makina elektrike.

Ato do të integrohen në një flotë ekzistuese në përputhje me zëvendësimin e rregullt të makinave për zyrtarët qeveritarë.

Kryeministrja Katrina Jakobtsdotir, tha se tani është e nevojshme të mblidhen informacione rreth prodhuesve të makinave elektrike dhe shpërndarësve të autorizuar në mënyrë që ata të mund të vendosin se cilat modele do të marrin.

Makinat elektrike po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e konsumatorëve islandezë gjatë viteve të fundit dhe shitjet kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

Autoritetet islandeze i kushtojnë rëndësi të madhe transportit alternativ dhe të pastër, prandaj shpesh propozojnë dhe ofrojnë iniciativa të ndryshme efikase për energji. /tesheshi.com/

Related posts