“Ishulli i Ëndrrave”, aty ku jetojnë së bashku muslimanë, të krishterë dhe hebrenj

Hebrenjtë nga e gjithë bota vijnë për pelegrinazh në një sinagogë të vjetër në Afrikë, La Garib, e cila ndodhet në ishullin e Djerba, në Tunizi.

Sinagoga e La Garibës, ku mbahet Torahu më i vjetër, është një vend pelegrinazhi në ditën e 33-të të Pashkëve çdo vit.

Ceremonia fetare festohet çdo maj dhe pastaj hebrenjtë nga Tunizia dhe pjesë të tjera të botës vijnë për pelegrinazh në Djerba, ishulli më i madh në Afrikën e Veriut, e cila ka rërë, por edhe ullinj dhe palma.

Hebrenjtë që vijnë për të kryer pelegrinazhin sjellin suvenire dhe ushqime nga vendi i tyre, të cilat ofrohen si pjesë e ceremonive fetare.

Ishulli i Djerbas në Tunizi, i njohur si “Ishulli i Ëndrrave”, tërheq gjithashtu vëmendjen dhe  për grafite tre-dimensionale në muret e shtëpive. ato paraqesin një atraksion të vërtetë si për turistëve ashtu dhe banorët lokalë.

Fshati është gjithashtu specifik për faktin se aty jetojnë së bashku muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts