Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ish-deputetja Tabaku: kjo është Shqipëria azilkërkuese nën epokën “Rama”

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka denoncuar me tregues shifrorë atë e quan “kërkim-azil” të Shqipërisë nën qeverisjen e Ramës.

Sipas saj, kjo ka ardhur nga idetë shterpë të Ramës mbi ekonominë dhe politikën.

“Shqipëria në azil kërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që  nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Tabaku. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts