reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Infantino mbron shtimin e ekipeve në Kupën e Botës: do ta rrisë cilësinë

Vendimi për ta shtuar numrin e skuadrave pjesëmarrëve në një Kupë Bote është parë si pozitivisht, ashtu dhe negativisht, duke ndezur debatin mbi të.

Zgjerimi i Kupës së Botës me 48 skuadra u miratua dje njëzëri në Cyrih nga organi qeverisës i futbollit botëror.

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka qenë një prej nismëtarëve të këtij vendimi që prej marrjes së detyrës vitin e shkuar, e ka mbrojtur fort atë, duke vënë në pah anët pozitive.

“Ky është një vendim historik,” ka thënë ai, “që shënon hyrjen e Kupës së Botës në shekullin e 21-të.” Për të, zgjerimi do ta shtojë cilësinë e skuadrave në Botëror.

“Unë besoj se cilësia e tanishme mund të rritet, sepse shumë më tepër vende do të kenë mundësinë për t’u kualifikuar, kështu që do të investojnë në futbollin e tyre elitar, si edhe në nivelet e poshtme.”

“Loja ka ndryshuar. Futbolli është bërë tani një lojë vërtet globale. Çdokush është i lumtur për investimin në Europë, por ç’mund të thuhet për dhënien e ndihmës jashtë Europës?”

Infantino u ka dhënë përgjigje dhe kritikave që e cilësojnë vendimin një “rrëmbim parash”. “Eshtë e kundërta, është një vendim futbolli!”

Ndryshimet në numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës janë parashikuar të bëhen për aktivitetin e vitit 2016. /tesheshi.com/