Auto Dak
Auto Dak

Ilir Meta: vendimin për koalicionin me PS-në në Dibër nuk e mora unë

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk është ende i bindur se kur do të mbledhë seancën plenare për të miratuar 7 ligjet e reformës në drejtësi, ndërmjet të cilëve më i rëndësishëm është ai i vetingut.

Në një dalje për gazetarët, Meta tha se do të fiksohet seanca për të miratuar vettingun dhe dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit.

“Duhet të praktikojmë një seancë të sukseshshme shumë shpejt në mënyrë që dhe deputetë të njoftohen për seancën”.

Sa i takon presidentit i cili nuk hodhi shortin për KED Meta tha se presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe ” vakumi ligjor shpresoj të përmbushet shumë shpejt”

Në lidhje me zgjedhjet në Dibër, Meta shprehet se vendimin për koalicionin me PS-në nuk e mori ai.

“Zgjedhjet në Dibër nuk janë një temë kombëtare por krejtësisht lokale. Janë zgjedhje aksidentale që po ndodhin atje. Është e rëndësishme të trajtohen si të tilla dhe lokale nga të gjitha palët. Të zhvillohen të qeta të lira dhe të ndershme e larg tensioneve e provokimeve të panevojshme. Dega lokale e LSI-së ka marrëveshjen me degën lokale të PS- së dhe ti qëndrojë asaj marrëveshjeje”, tha kreu i LSI-së.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts