728 x 90 Leaderboard

Ikën dhe Marko Bitraku, ndër yjet e aktrimit korçar

Kinemaja dhe teatri shqiptar humbi sot një tjetër figurë: aktorin korçar Marko Bitraku. Në moshën 65-vjeçare ai ka mbyllur sytë nga një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.

Marko Bitraku i përkiste atij brezi aktorësh që Korça i nxorri gjatë viteve 70 -80 dhe që patën një afirmim tejlokal, për shkak të talentit dhe aftësive intepretuese.

Marko Bitraku do mbahet mend për shumë role të spikatura, sidomos në kinema. Ishte ndër të preferuarit e regjisorit Xhuvani duke luajtur pothuajse në të gjithë filmat e tij gjatë viteve të fundit. /tesheshi.com/

Related posts