Auto Dak
Auto Dak

I krimbur në borxhe, Boris Becker nxjerr në shitje trofetë e fituar

Ish-legjenda gjermane e tenisit botëror, Boris Becker ka nxjerrë në shitje përmes një ankandi një numër trofesh e medaljesh të fituara gjatë karrierës së tij tejet të suksesshme, e kjo pasi i duhet të paguajë të gjitha borxhet që ka. Dy vjet më parë ai deklaroi falimentimin.

Sipas Sky News, janë gjithsej 82 produkte për shitje, ku përfshihen dhe këpucë, uniforma nga përballje të ndryshme, madje edhe një orë dore e dhuruar nga Novak Djokoviç.

Ankandi duhej të hapej vitin e kaluar, por u shty pasi Becker pranoi punën si një atashe sportive për Bashkimin Evropian në Republikën e Afrikës Qendrore.

Ankandi u organizua nga Wyles Hardy and Co., i cili lëshoi ​​një deklaratë për shtyp duke deklaruar se “kjo është një mundësi unike për qytetarët që të blejnë trofe nga turnetë me prestigjioze të tenisit në botë si Wimbledon, The Davis Cup dhe U.S.

“Sende të tilla janë me të vërtetë të rralla në treg”, tha firma. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts