728 x 90 Leaderboard

Horror në Graz: anësori goditet me shishe në kokë (video)

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes mes Sturm të Grac në Austri dhe AEK Larnaka, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Europës, ku një prej gjyqtarvë anësorë u godit me shishe në kokë, e për pasojë u plandos përtokë i plagosur.

Bëhef fjalë për Fredrik Klyver, i cili pësoi një çarje në kokë afër ballit nga goditja. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë duke bërë që të ndërpitet ndeshja.

Autori i sulmit u arrestua dhe në shoqërimin e policisë shprehu pendesë për aktin, duke u përcjellë ndjesë gjyqtarëve dhe tifozëve. Tashmë pritet se me ç’dënim do të ballafaqohet klubi austriak. /tesheshi.com/

Related posts