Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hapet Sazani. Tare: Ishulli, turizëm natyror, jo “parajsë” për kumarxhinjtë

Ishulli i Sazanit këtë verë do të kthehet në një desinacion të ri për turistët. Kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”. theksoi se “Kuriozitet i madh në faqet ndërkombëtare të turizmit për projektin tonë të çeljes së ishullit të Sazanit për Turistët”. Rama, nuk e ka fshehur aspak entuziazmin, ndërsa ka postuar dhe një nga faqet që merret me promovimin e turizmit, Lonely Planet.

This April 14, 2015 photo shows a view of the small harbor on Sazan Island, 140 kilometers (85 miles) southwest of Albania's capital Tirana. The government plans to change the island, a former military area for decades, into an attraction, to boost tourism in the country. (AP Photo/Hektor Pustina)
This April 14, 2015 photo shows a view of the small harbor on Sazan Island, 140 kilometers (85 miles) southwest of Albania’s capital Tirana. The government plans to change the island, a former military area for decades, into an attraction, to boost tourism in the country. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kjo faqe i ka kushtuar nje lajm special idese se Agjencise Kombetare te Bregdetit per hapjen e ishullit te Sazanit per publikun. Lonely Planet citon Drejtorin e Agjensisë  Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili ka treguar se për Sazanin janë ofruar edhe investitorë nga Las Vegasi, të cilët donin që ishulli të kthehej në një vend për kaziono luksoze, por kjo ide është hedhur poshtë nga qeveria shqiptare.

Projekti tashme i hedhur ne leter ben fjale per nje qender te rendesishme turistike te bazuar ne pasurine historike dhe natyrore te ketij ishulli.

“Ishulli i Sazanit është i vendosur në ngushticën e Otrantos, në jug të Shqipërisë, ku detet Jon dhe Adriatik bashkohen. Ajo është ende teknikisht një bazë ushtarake, e cila shërben për strehimin e patrullave detare. Ajo ka rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, e ndërtuar për sulme bërthamore, gjatë diktaturës komuniste. Ishulli i Sazanit ka një biodiversitet të rëndësishëm. Në Sazan ka dhe ndërtesa të braktisura, të cilat shërbenin për strehimin e 3000 mijë trupave ushtarakë si dhe një shkollë për fëmijët e tyre. Në Sazan mund të shkohet me një motoskaf, vetëm për gjysmë ore nga Vlora, ndërsa projekti që pritet të vihet në zbatim për një anije me linjë të përditshme është planifikuar të nis në qershor”, përfundon përshkrimin faqja ndërkombëtare e promovimit të turizmit”, citon

Lonely Planet.

auto pjese dak

Related posts