728 x 90 Leaderboard

Hahn ripërsërit kushtin e kufinjve: asnjë precedent

Duke folur për mediat malazeze, Komisioneri Johannes Hahn, përsëiti atë që tashmë është dhe qëndrimi i Brukselit, që ndryshimi i përfolur i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të krijojë precedentë.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e adaptuar dhe nuk duhet të krijojë precedent, dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së. Palët së bashku përcaktojnë kornizën për pajtim të përbashkët dhe deklarojnë publikisht se ata i shohin prioritetet për një zgjidhje të qëndrueshme. Duhet për t’u dhënë atyre hapësirë për të rënë dakord mbi përmbajtjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, ka thënë Hahn për Pobjeda-n.

Nga ana tjetër, ai ripërsëriti se pa u zgjidhur çështjet e hapura, Kosova nuk mund të ketë qasje në BE.

“Më lejoni t’ju kujtoj se asnjë shtet i ri nuk mund të bashkohet me Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e çështjeve dypalëshe”, theksoi diplomati i lartë i Brukselit. /tesheshi.com/

 

Related posts