Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Greqia me rregulla të rrepta për pushime: Vetëm dy persona në makinë, pa ajër të kondicionuar në autobus

Të gjithë ata që vendosin të udhëtojnë në Greqi për plazh këtë verë duhet të dinë që nuk mund të hyjnë në këtë vend nëse ka më shumë se dy të rritur në makinë (shofer dhe një pasagjer), kjo sipas rregullores së fundit shëndetësore të Ministrisë Greke të Turizmit.

Përjashtimi i vetëm do të jenë familjet me fëmijë të mitur, ku ata ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë së bashku.

Masat të rrepta përcaktohen gjithashtu për autobusët në të cilët numri i pasagjerëve do të zvogëlohet me 50 përqind.

Në të njëjtën kohë, gjatë gjithë udhëtimit, turistët do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse, ndërsa kondicionimi i ajrit në autobusë nuk do të lejohet.

Sipas rregulloreve të reja greke, pasagjerët në autobusë do të ulen vetëm një në dy vende për arsye të “distancës sociale”. Kështu, autobusët me 50 vende do të lejohen të mbajnë maksimum 25 pasagjerë,.

Gjithashtu, në autobusë është e detyrueshme që të mbani maska ​​mbrojtëse gjatë gjithë udhëtimit.

Një dezinfektues duhet të sigurohet në derë për pasagjerët dhe stafin, dhe rekomandohet që të instalohen ekranet Plexiglas për të mbajtur shoferët plotësisht të ndarë nga pasagjerët. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com