Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Grabitja e 2 milion eurove ditën për diell, ministri Tahiri fajëson policinë private

Ministri i Rendit, Saimir Tahiri deklaroi këtë paradite nga Elbasani se policia është ngritur e gjitha në këmbë për të zbuluar dhe kapur autorët e vjedhjes spektakolare të ndodhur dje në aksin Qafë e Kasharit –Rinas. Sipas tij, ajo çfarë ndodhi pasditen e së enjtes është një dëshmi se si nuk funksionojnë hallkat e sigurisë.

Tahiri fajësëoi policinë private për mosmarrjen e masave lidhur me atë që ndodhi dhe bëri apel për një mobilizim mbarëshoqëror për evitimin e ngjarjeve të tilla. Mbrëmë vonë, kreu i Rendit ka realizuar një takim urgjent me krerë të policisë së shtetit, ku mësohet se ka folur me tone të ashpra lidhur me reagimin e stukturave të rendit  karshi ngjarjes.

Po bëhen 24 orë nga grabitja e rreth 2 milion eurove në mes të dytës, në sy të dhjetra personave, dhe nga Rendi nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët e mundshëm, veç njoftimeve për ndalimin e policëve privatë apo drejtuesve të kompanisë së sigurisë që transportonte valutën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts