Gjermania ndalon fluturimet e një kompanie iranine: kërcënuese për sigurinë

Zyra gjermane e trafikut ajror e ndaloi aktivitetin e kompanisë ajrore të Iranit, Mahan Air në Gjermani.

“Mahan Air duhet të ndalojë të gjitha fluturimet për dhe nga Gjermania deri në njoftimin e mëtejshëm”, u tha në në një deklaratë.

Siç është raportuar, arsyeja për heqjen e licences, është “ruajtja e politikës së jashtme dhe interesave të sigurisë të Gjermanisë”.

Media gjermane njoftoi më parë një ndalim të trafikut për Mahan Air, i dyshuar se mban në bord në fluturime të shumta rojet revolucionare të Iranit, si dhe transporton trupa dhe armëe iraniane në Siri.

Për Mahan Air dyshohet gjithashtu se avionët e tij po përdoren për “qëllime terroriste”.

Shumë vende në Bashkimin Europian ankohen për aktivitetet e spiunazhit të Iranit në zonat e tyre.

Mahan Air fluturonte rregullisht nga Teherani në Dyseldorf dhe Mynih. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts