Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Futbolli në tatpjetë koronare, FIFA: 1.5 miliardë dollarë për ta shpëtuar

Shoqata Botërore e Futbollit (FIFA) do japë 1.5 miliardë dollarë ndihma, donacione dhe kredi për secilin prej 211 anëtarëve, si dhe për pjesën tjetër të komunitetit të futbollit të prekur nga pandemia e virusit koronar.

“FIFA ka aprovuar njëzëri një plan ndihmës prej 1.5 miliardë dollarësh,” tha Presidenti Gianni Infantino.

“Megjithatë, FIFA do të kryejë kontroll të rreptë mbi përdorimin e fondeve,” shtoi ai.

Secili prej 211 anëtarëve mund të marrë dhurime prej 1 milion dollarë, dhe 500,000 dollarë shtesë vetëm për të ndihmuar futbollin e femrave.

Ndihma tjetër do të jetë në dispozicion në formën e huave pa interes që mund të arrijnë deri në 35 përqind të të ardhurave për secilin anëtar.

Rrezik i vërtetë

Shuma minimale e secilës kredi do të jetë 500,000 dollarë dhe maksimumi 5 milion dollarë. Përveç kësaj, çdo federatë kontinentale do të jetë në gjendje të marrë një kredi prej katër milion dollarësh.

“Ne do të ushtrojmë një kontroll të rreptë mbi përdorimin e fondeve, së bashku me auditimet, dhe do të ketë kushte shumë të qarta për kthimin e tyre,” theksoi Infantino.

Për të financuar këtë ndihmë, FIFA do të aktivizojë rezervat e saj, përkatësisht 328 milion dollarë për subvencione direkte dhe 556 milion dollarë për financimin e kredisë, tha njeriu i parë i saj.

“Klubet dhe shoqatat janë në rrezik të vërtetë. Në disa pjesë të botës, futbolli ende nuk ka rifilluar. Ne duhet t’i ndihmojmë ata”, shtoi ai. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com