Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Fundi i një koncensioni, era e re e koalidimit: ç’pritet pas 1 janarit

Kryeministri Rama njoftoi erën e re në procesin e koalidimit të automjeteve, e cila pritet të nisë pas 1 janarit. Kjo pasi përfundon kontrata 10-vjeçare e koncensionarit SGS që e kishte këtë shërbim, dhënë nga qeveria e mëparshme, ajo “Berisha”.

Sipas Ramës, tashmë ky shërbim rikthehet në shtet dhe me më shumë lehtësira, përfshirë eliminimin e radhëve.

  • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
  • Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
  • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts