Auto Dak
Auto Dak

Ftohja e vjetër, fërkimi i ri: Rama heq Arben Malajn nga Këshillimi Mbikqyrës i BSH

Mazhoranca vendosi përfundimisht shkarkimin e dikur njeriut të saj, ish-ministrit e ish-anëtarit të kryesisë Arben Malaj, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipëri. Ishte paralajmëruar kjo kohë më e parë, e ndodh tani, në kulmin e krizës pas-tërmetore. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, ‘Për Bankën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Fletorës Zyrtare, raporton TCH.

Reagoi menjëherë vetë Malaj, duke shkruar në rrjete: “Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike”, shkruan Malaj.

Ndodh kjo, ndërsa për ironi, anëtar Bordi është ish-rivali politik i Malajt në profil, ish-ministri demokrat Ridvan Bode.

Vjen ky zhvillim ndërsa prej kohës, Malaj është përfshirë në një përplasje në distancë me kryebashkiakun Veliaj.

Ndërkohë, fundin e tij në PS e pati në zgjedhjet e vitit 2013, kur Rama e zëvëndësoi në listën për deputetë me emrin e Koço Kokëdhimës.

Ftohja e Ramës me Malajn erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur ky i fundit, së bashku me Ben Blushin e Andis Harasanin, themeluan një lëvizje anti-Rama në PS, nën akronimin LMN(Lëvizja për Mendimin Ndryshe).

Arben Malaj i përket epokës “Nano” në PS, si prurje e tij, dhe gjatë qeverisjes së viteve ’97-‘2005, ka mbajtur portofolet e ministrit të Financave dhe të atij të Ekonomisë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts