Fotoja e lojtarëve turq të kombëtares gjermane me Erdoganin: irritim në Berlin, reagon dhe Merkel

Tashmë është kthyer në një çështje shtetërore një foto që dy kampionë të kombëtares gjermane, Mesut Ozil e Ilkay Gundogan kanë bërë me presidentin e tyre, Erdogan.

Dy futbollistët madje kanë firmosur edhe bluzat sportive të tyre për nder të kreut të Ankarasë, apo siç e quajnë mediat e disa vendeve perëndimore “Sulltani”.

Siç bën të ditur e përditshmja italiane La Repubblica, fotoja ku ka dalë edhe lojtari tjetër turk, Cenk Tosun, ka përfunduar në faqen e parë të Bild, shoqëruar me komente të rënda për “mbështetjen” që lojtarët gjermanë me kombësi turke i kanë dhënë presidentit turk.

Madje aq lart ka shkuar puna sa edhe Angela Merkel ka dashur të thojë fjalën e saj nëpërmjet zëdhënësit, Steffen Seibert.

Qarqet politike gjermane nuk kanë kursyer të bëjnë diversion mes yjeve që u fotografuan me Erdoganin dhe lojtarit tjetër me origjinë turke, Emre Can, i cili po sipas mediave gjermane nuk ka pranuar të dalë në foto me presidentin e Turqisë.

“Është një situatë që shton pikëpyetje dhe ndjell keqkuptime”, ka thënë zëdhënësi i Merkel.

Kurse presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, ka sulmuar egërsisht dy yjet e kombëtares gjermane, ku i akuzon se “janë përdorur nga Erdogan në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Situata ka shkuar edhe më keq: disa media sportive gjermane kanë shkruar dje se ka gjasa që dy lojtarët të përjashtohen edhe nga Botërori i Rusisë.

Por ka qenë trajneri i Gjermanisë, Juergen Loew, i cili ka mbrojtur menjëherë lojtarët e tij.

“Nuk bëhet fjalë as për një sekondë që mund të pezullohen, edhe pse ideja e lojtarëve nuk ka qenë diçka më lumturoi. Pasi nëse luhet për kombëtaren e Gjermanisë duhet të përfaqësojmë vlerat e saj, që janë demokracia e mbrojtja e të drejtave të njeriut”.

Në komentin e saj, La Repubblicca thekson se edhe ajo që bëjnë autoritetet gjermane nuk është gjë tjetër veçse fushatë elektorale kundër Erdoganit. /tesheshi.com/

 

Related posts