Auto Dak
Auto Dak

FENOMENI/ Qiproja Greke mbyll sytë ndaj shkeljeve, si i fiton 1 miliardë euro në vit nga “vizat e arta”

Qiproja greke gëlltit hiç më pak se 914 milion euro në vit duke u dhënë nënshtetësi të ashtuquajturve investitorë, duke kryesuar programin më fitimprurës të “vizave të arta” në Bashkimin Evropian, përkundër shqetësimeve të forta të udhëheqësve të BE-së.

Transparency International me qendër në Berlin tha në një raport se deri tani administrata greko-qipriote kishte mbledhur 4.8 miliardë euro nga skema e saj e vizave të arta. Sipas raportit, vetëm Spanja merr më shumë se 1 miliard euro në vit nga aplikantët.

Por gazetari gjerman Michael Martens i Frankfurter Allgemeine Zeitung i rankoi të ardhurat e Qipros greke me një shifër edhe më të lartë, duke raportuar se administrata kishte fituar mbi 6.5 miliardë euro në pesë vitet e fundit.

Vizat u jepen investitorëve të supozuar me të drejtën që të vendosen në çdo vend të BE-së dhe kritikuar janë për si një hyrje për në Evropë jo vetëm për super të pasurit por edhe për pastruesit e parave dhe shfrytëzuesit e tjerë. Skema Greke Qipriote është veçanërisht e butë në kërkesat e saj për aplikantët.

Brenda BE-së, vetëm Qiproja greke, Bullgaria dhe Malta nuk kërkojnë qëndrim fizik ose ndonjë lidhje tjetër me vendin për t’u dhënë nënshtetësi të ashtuquajturve investitorë – gjë që bie në kundërshtim me ligjin e BE-së.

Vetëm Qiproja greke dhe Portugalia nuk i pyesin aplikantët për burimin e pasurisë së tyre, pavarësisht sasive të mëdha të parave të përfshira në këtë proces.

Në janar, Komisioni Evropian publikoi një raport që shprehu shqetësim për skemën e shtetësisë së Qipros greke, duke thënë se mungesa e kontrolleve të hollësishme për aplikantët rrezikon sigurinë financiare dhe fizike të BE-së.

“Këto skema janë me interes të përbashkët të BE-së pasi që çdo person që fiton kombësinë e një Shteti Anëtar do të fitojë njëkohësisht shtetësinë e Unionit. Vendimi i një Shteti Anëtar për të dhënë shtetësinë në këmbim të investimeve, jep automatikisht të drejta në lidhje me Shtetet e tjera Anëtare, në lëvizje të lirë dhe hyrje në tregun e brendshëm të BE-së për të ushtruar aktivitete ekonomike, por edhe në të drejtë vote në zgjedhjet evropiane dhe lokale”, shkruante raporti.

Aty kritikoheshin skemat si “të tregtuara” dhe që shpesh reklamohen qartë si një mjet për të fituar shtetësinë e BE”.

Në një raport të publikuar në nëntor, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kishte cituar gjithashtu skemën e “vizave të arta” të Qipros greke si rrezik të lartë për abuzim të rregullave të taksave ndërkombëtare.

Administrata qipriote greke u përgjigj në shkurt ndaj raportit duke premtuar kontrolle më të hollësishme për aplikantët dhe duke shtuar kërkesat për një vizë Shengen, si dhe refuzimin e aplikantëve që më parë janë refuzuar nga shtetet e tjera të BE-së.

Ajo gjithashtu tha që 75,000 euro nga secili aplikant do të shkonin në “kërkim dhe zhvillim” dhe se fondet e tjera do të ndaheshin për një skemë të strehimit të përballueshëm për greko-qipriotët.

Sidoqoftë, administrata greko-qipriote pranoi se programi nuk ka bërë shumë drejt qëllimit të tij primar: tërheqjes së investitorëve në Qipron greke. Ministri i Financave Harris Georgiades zbuloi se skema ka kontribuar vetëm 1.2% nga 13 përqind të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit.

Sistemi i vizave të arta në shtetet e BE është kritikuar pasi shtron një rrugë të lehtë për oligarkët dhe super të pasurit, e madje ka çuar edhe në pastrim parash dhe shfrytëzime të tjera. Kostoja e shtetësisë nga një shtet i BE-së ndryshon në varësi të vendit, por çmimi mesatar është 900,000 euro. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts