Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FENOMENI/ “Cancel Culture” (ose t’u harroftë emri!): me ç’ngjason ajo që po ndodh në SHBA

Nga Gerti Gjyzeli

Pas një qetësie relativisht të gjatë të protest-lëvizjeve post-moderne në Perëndim, përjashto protestat kundra luftrave (në Irak, Afganistan etj.), në javët e fundit jemi dëshmitarë të një vale të re protestash në SHBA dhe gjetkë dhe transformimit të tyre nga anti-raciste në atë të një lëvizjeje kundër disa epokave dhe figurave historike, të cilat deri më tash nuk kanë qenë të diskutueshme.

Kjo lëvizje së fundmi ka marrë formën e asaj që ka filluar të konceptohet dhe si “cancel culture” (kultura e fshirjes) sa i përket figurave dhe ngarjeve të caktuara historike.

Po të sjellim ndërmend protestë-lëvizje të ndryshme të pas Luftës së Dytë Botërore, ngjashmërinë më të përafërta me lëvizjen e sotme mund ta gjejmë tek protestat e vitit 1968, të cilat morën një shtrirje të gjërë në Perëndim jashtë kufijve të vendeve ku u ngjizën dhe të cilat u transformuan në lëvizje anti-sistem.

Ashtu siç e majta që në ato vite u bë motor i lëvizjes, një gjë të tillë po e shohim dhe aktualisht ku mjafton të vëmë re faktin se kjo po ndodh në SHBA, vend pa ndonjë traditë të theksuar historike të të majtës, ku ndër aktorët kryesorë të lëvizjes të atjeshme janë Antifa (lëvizje e majtë antifashiste) dhe përfaqësuesit progresistë (me qasje të majtë) të Partisë Demokratike, të cilët luftuan fort për të patur dhe përfaqësusesin e tyre kryesor si kandidat për Shtëpinë e Bardhë, Bernie Sanders.

Në ndryshim te lëvizjeve të mëparshme anti-sistem (anti-establishment) kjo lëvizje përveç se kundër të gjallëve është dhe kundër të vdekurve; është kundër një ushtrie të vdekurish që deri më tani janë servirur në librat e historisë, në publicistikë dhe në histori folklori gjithashtu, si figura simbol të zhvillimit të shumë shteteve në Perëndim.

Në SHBA p.sh., po protestohet duke shembur dhe dëmtuar shtatore të shtetformuesve të atjeshëm, duke përfshirë dhe të shumë prej tyre që në memorien popullore i quajnë “Baballarë të Kombit”, ku shumë syresh prej tyre po dalin se kanë patur skllevër në pronësi.

Në Angli po shëmben figura historike te cilët kanë qenë tregtarë skllevërish ose mbështetës të kësaj praktike. Madje kanë shkuar deri aty sa kanë dëmtuar me grafitë ose me ndonjë mënyrë tjetër, edhe shtatore të Winston Churchill-t, ku, në arkivën e deklarimeve të të cilit nuk është e vështire të dallosh nota të theksuara racizmi.

Gjithashtu, në disa shtete janë dëmtuar ose është tentuar të dëmtohen shtatore të Kristofor Kolombit ku së fundmi është hapur si debat roli që ai ka në shtypjen që i është bërë popullatës indigjene pas zbulimeve të kryera nga ana e tij, ku në episode të veçuara, aktor kryesor (apo figurant) është dhe ai vet.

Madje po shohim dhe gjëra të pamenduara më parë, si p.sh. mbretër të cilët kërkojnë ndjesë për gabimet e pararendësve të tyre (Belgjika) ose ekipe sportive që po mendojnë të ndërrojnë emrin, pasi ai aktuali së fundmi ka filluar të perceptohet si emërtim me nota racizmi (Redskins, SHBA)

Kjo lëvizje “revizioniste” po tenton të shemb atë që shumëkush në Perëndim e ka parë dhe vazhdon ta shohë si trashëgiminë më të vyer të këtyre vendeve.

Kjo lëvizje, ashtu siç dhe lëvizja e vitit 1968, po tenton të ketë dhe politikisht viktimat e saj  ndër të gjallë. Në lëvizjet e 1968, viktima kryesore politike në Evropë u tentua të ishte presidenti francez De Gaulle, i cili rezistoi por më vonë u tërhoq nga politika në vitin 1969 dhe mbeti ajo që mund të quhet “Gaullismi” pa De Gaulle-in.

Ndërsa sot, kryesisht në SHBA, kjo lëvizje po tenton të ketë politikisht si viktimë të saj presidentin e atjeshëm Trump; por dhe nëse ja arrijnë kësaj, atëherë në këtë rast do ishte një fitore e hidhur nëse do kishim si rezultat një “Trumpizëm” pa Trump-in.

Pavarësisht ecurisë të mëtejshme të kësaj lëvizjeje, zhvillimi dhe transformimi i saj të sjellë ndërmend një këngë-proteste të rock-band-it australian – “Midnight Oil”, aty nga viti 1987, me fabulë kundra diskriminimit të popullatës vendase, e emërtuan si “The beds are burning” (Shtretërit po digjen). /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts