Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Faleminderit Turqi” në zemër të Serbisë: protestë koronare kundër Vuçiçit

Novi Pazari në Serbi, kryeqendër e Sanxhakut e dominuar me boshnjakë, është bërë simboli i krizës koronare në këtë vend; jo vetëm për numrin e të infektuarve por dhe për goditjen që ka marrë shërbimi shëndetësor.

Kjo ka bërë që qindra qytetarë të mblidhen përpara ndërtesës së Administratës së Qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale në qytet.

Njerëzit e mbledhur mbanin parulla si “A duhet të vdesim në korridoret e spitaleve”, “Zgjedhjet dhe fuqia janë më të rëndësishme se jeta e njerëzve” (referuar Vuçiçit), si dhe “Faleminderit Turqi” (pas një avioni dërguar me pajisje mjekësore).

Një nga ata të mbledhur që iu drejtua qytetarëve ishte Irfan Ugljanin. Ai tha se sjellja e autoriteteve të larta ndaj njerëzve të Sanxhakut është e turpshme.

“Përfaqësuesit e qeverisë duhet të kishin shprehur ngushëllimet e tyre për të vdekurit pazarçi, dhe të mos quheshin të afërmit e tyre tregtarë droge apo separatistë,” tha ai, referuar një aludimi nga Beogradi. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts