728 x 90 Leaderboard

Facebook po shkatërron botën, sa shumë po humbasim çdo ditë

Një ish ekzekutiv i Facebook tha ndihet fajtor për punën e tij e cila po shkatërron shoqërinë duke ju bashkuar kritikave në adresë të rrjetit social.

Chamath Palihapitiya, i cili ka qenë zëvendës president pranë Facebook deri në 2011-ën tha se Facebook po shkatërron shoqërinë dhe mënyrën sesi funksionon ajo.

“Kjo nuk ka të bëjë me reklamat Ruse, ky është një problem global i cili po shkund themelet mbi të cilat ngrihen sjelljet njerëzore dhe ndërveprimi mes tyre.”

Komentet e Palihaptiya erdhën në një kohë kur një tjetër ish ekzekutiv kritikoi mënyrën sesi rrjeti social luan me psikologjinë njerëzore.

Rrjetet social janë përballur me kritika në vitin e fundit, kjo edhe nga ndasitë politike në mbarë globin.

Zgjedhjet presidenciale Amerikane u shndërruan në një fushë betejë online për informacion sakaq i tillë ishte edhe fati i Brexit.

Facebook është vënë në qendër të kritikave për përhapjen e propagandës Ruse së fundi u zbulua se kishte ndihmuar në amplifikimin e propagandës anti-Rohingya./tesheshi.com/

Related posts