Facebook: larguam miliona imazhe të sulmit terrorist në Zelandën e Re

Gjigandi i teknologjisë amerikane – Facebook njoftoi se në 24 orët e para pas sulmit terrorist mbi dy xhami në Zelandën e Re, miliona video të masakrës janë hequr nga ky rrjet social.

“Në 24 orët e para pas sulmit, ne kemi hequr miliona video në nivel global, nga të cilat 1.2 milionë janë bllokuar gjatë vendosjes në faqen tonë”, thuhet në deklaratë.

Facebook thotë se ata kanë hequr dhe ato versione të redaktuar të videos që nuk kanë skena të tmerrshme, në emër të respektit për njerëzit e prekur nga sulmet.

Një nga aspektet më mizore të sulmit të terroristit Brenton Tarrant, i cili në pak minita vrau gati 50 njerëz, ishte transmetimi live në FB i mizorisë që po kryente.

Më pas, në rrjete e media, u veprua varësisht ndërgjegjes individuale; dikush i shfaqi ato pamje makabre e dikush jo. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts