Emri i ri, presidenti Ivanov: u shkel shenjtëria maqedonase, nuk e firmos!

Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov a ka bërë të qartë se nuk do e firmosë marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë, duke hapur kështu frontin e radhës të përplasjes me qeverinë Zaev.

“Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Maqedoninë”, u shpreh Ivanov në një konferencë për shtyp, duke thënë se qeveria nuk bashkëpunoi e nuk u tregua transparente. Kundër është shprehur dhe VMRO-ja në opozitë

 “Pa marrë parasysh se si Zaev demonstron eufori, mund të shohësh nga larg se kjo është një humbje. Negociatat u mbajtën të fshehta. Opozita dhe VMRO-ja nuk u përfshinë në bisedime, tani është e qartë se pse. Në thelb, e ashtuquajtura kontratë është pranimi i të gjitha pozicioneve greke”, u shpreh lideri Hristjan Mickosi.

Por ndërkohë, faktori ndërkombëtar në unison e ka përkrahur marrëveshjen që u konkludua me emrin e ri “Republika e Maqedonisë Veriore”. /tesheshi.com/

 

Related posts