Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

EKSPERTËT/ Gjithnjë e më shumë sëmundje, nga kafshët te njerëzit: prej kur dhe pse?

Numri i sëmundjeve të shkaktuara nga viruset që kanë kaluar nga kafshët te njerëzit është në rritje, dhe një prej tyre është COVID-19, thonë ekspertët.

Ebola, MERS-i, virusi i Nilit Perëndimor, janë shembuj të sëmundjeve infektive zoonotike, dhe shkatërrimi i mjedisit po kontribuon në këtë prirje, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Institutit Ndërkombëtar për Kërkimin e Blegtorisë (ILRI).

“Megjithëse shumë në botë janë të befasuar nga fillimi i COVID-19, ne që punojmë me zoonozë (sëmundjet e kafshëve) nuk jemi. Kjo pandemi ishte shumë e parashikueshme”, tha Delia Randolph, një epidemiologe veterinare në ILRI dhe autore kryesore e raportit.

Randolph ka përshkruar një “tendencë shumë të qartë” që nga vitet 1930 që 75 përqind e sëmundjeve të reja vijnë nga natyra.

COVID-19, për shembull, ka shumë të ngjarë të ketë origjinë nga lakuriqët, sipas UNEP dhe ILRI.

 Miliona njerëz vdesin çdo vit

Sëmundjet e reja do të shfaqen nëse qeveritë nuk marrin masa aktive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera zoonotike te popullata njerëzore, paralajmëron UNEP.

Raporti identifikon shtatë tendencat përgjegjëse për përhapjen e zoonozave, duke përfshirë kërkesën e rritur për proteina shtazore, rritjen e bujqësisë intensive dhe të paqëndrueshme, rritjen e përdorimit dhe shfrytëzimit të zonave të jetës së egër dhe ndryshimin e klimës.

“Shkenca thotë qartë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetët e egra dhe shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë në vitet në vazhdim mund të presim një rritje të këtyre sëmundjeve që kalohen nga kafshët te njerëzit”, tha Drejtori Ekzekutiv i UNEP, Inger Andersen.

“Mbrojtja e mjedisit mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve nga një pandemi e gjatë globale, siç është COVID-19, sepse shpesh është aktiviteti njerëzor që shkatërron barrierat natyrore që dikur mbronin njerëzit nga patogjenët,” tha UNEP.

Çdo vit, rreth 2 milion njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vdesin nga zoonozat e lënë pas dore, thuhet në raport.

Vetëm në dy dekadat e fundit, sëmundjet zoonotike kanë shkaktuar humbje ekonomike më shumë se 100 miliardë dollarë, duke mos përfshirë humbjen e shkaktuar nga COVID-19, e cila pritet të arrijë në 9 trilion dollarë në vitet e ardhshme, thonë KB.

Përvojat e mira të vendeve afrikane

Vendet afrikane – dhe shumë prej tyre janë trajtuar me sukses me pandemitë zoonotike – kanë potencialin të përdorin këtë përvojë për pandemitë e ardhshme përmes një qasjeje që përfshin shëndetin e njeriut, kafshëve dhe mjedisit.

“Me përvojën e fituar në epideminë e Ebolës dhe sëmundjeve të tjera të reja, vendet afrikane po tregojnë mënyra proaktive për t’u marrë me pandemitë,” thotë Drejtori i Përgjithshëm i ILRI, Jimmy Smith.

Vendet afrikane kombinojnë, për shembull, shëndetin publik, veterinerët dhe ekspertët e mjedisit, të cilët punojnë së bashku për t’iu përgjigjur shpejt një epidemie të zoonozave.

Aspekte të tjera të rëndësishme janë mbikëqyrja dhe zbulimi i hershëm dhe reagimi i hershëm.

“Nëse një pandemi është zbuluar herët (studimet e kanë treguar këtë), kostot mund të ulen me 90 përqind,” thotë Randolph. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts