Edhe kroatët në Botëror pas një play off-i “stërvitor” me grekët

Kroacia e ka kaluar pa asnjë sforco play off-in me Greqinë dhe tashmë do jetë në Rusia 2018. Me një rezultat 4-1 në fushën e saj, ajo nuk e ka patur fare problem që në fushën kundërshtare, në Greqi, ta ruajë të paprekur fitoren me 3 gola diferencë, duke arritur thjesht një 0-0 të pastër.

Duhet thënë  se nuk ka asgjë për t’u ndjerë keq nga ana e Greqisë. Mjaft që për momentin, ajo nuk ka qoftë dhe një emër simbol në radhët e saj. Çështje brezi. Ndërsa kroatët po. Modriç, Madzukiç, Perisiç…mjaftojnë për të përligjur të qënit në Botëror. /tesheshi.com/