Auto Dak
Auto Dak

E parathënë zyrtarisht: në shkollat e Maqedonisë me dominancë shqiptare, maqedonishtja nuk do mësohet më nga halli

Nga Bekim Laci

Klasat paralele në disa shkolla të Maaqedonisë me popullsi dominante shqiptare,  ku nxënësit shqiptarë mësonin gjuhën  maqedonase, me gjasë vitin tjetër do të shkrihen. Këtë e kanë konfirmuar burime zyrtare për portalin ‘teshesh.com’.  Kjo dhe kjo falë senzibilizimit mediatik që ju bë opinionit për këtë ëështje .

Sië është vërtetuar, këto klasa mbaheshin artificialisht me një projekt të filluar më herët nga Ministria e Arsimit me qëllim të mbajtjes në punë të kuadrit mësimdhënës maqedonas, të cilëve për cdo vit e më tepër u rrezikohej vendi i punës për shkak të trendit të rënies së numrit të nxënësve maqedonas.

Konfirmimi vjen nga drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Shaip Zeneli, i cili portalit ‘tesheshi.com’ i deklaroi se në afatin e parë për regjistrim, përkundër interesit të madh të nxënësve shqiptarë, numri në paralelet në të cilat konkursi ka paraparë mësim në maqedonisht është zero:  “Te ne janë paraqitur rreth dyqind nxënës në drejtime të ndryshme, si p.sh: motër medicinale, fizioterapi, teknik të dhëmbëve etj. Dhe në afatin e parë të qershorit nuk është paraqitur asnjë nxënës në klasat me mësim në gjuhën maqedonase”, sqaroi Zeneli i cili beson se kjo nuk do të ndodhë as në afatin e dytë më 29 qershor.

11655184_10153950421508976_1918484624_n

Situata e njëjtë është edhe në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov”, na tha përgjegjësi i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, Nazmi Ramani: “Në afatin e parë nuk ka patur nxënës shqiptarë në klasat ku mësimi zhvillohet në maqedonisht, por kjo mund të ndryshojë në afatin tjetër ku mund të regjistrohet ndonjë nxënës që është refuzuar në paralelet shqiptare”, tha ai.

Interesimi për mësim në gjuhën shqipe është shtuar edhe në gjimnazin e komunës së Vrapçishtit, ku deri më tani ka patur paralele edhe me mësim në gjuhën turke, por afati i qershorit ka dëshmar mungesë totale të interesimit për regjistrim në to:

“Interesi i nxënësve është për drejtimin e gjimnazit me mësin në gjuhën shqipe, ndërsa në afatin e parë nuk është shënuar interesim për mësim në gjuhën turke”, tha drejtori i gjimnazit, Rahim Kasami.

Ndryshe, senzibilizimi i opinionit në përmasa më të mëdha filloi para një viti, respektivisht kur për herë të parë u shfaq revolta e nxënësve të cilët deklaruan se detyrohen të regjistrohen në paralelet maqedonase për shkak të kriterit më të ulët të pranimit, duke dhënë detajet në bazë të të cilave vetëm në një klasë të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” mësonin 25 nxënës, që të gjithë shqiptarë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts